Rrjedhin fotot e para të Toyota Supra e re - Bota Sot
Rrjedhin fotot e para të Toyota Supra e re

Auto

Rrjedhin fotot e para të Toyota Supra e re

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 21:10
Toyota Supra

Prodhuesi japonez do të prezantojë zyrtarisht Supra-n e re në panairin e makinave në Detroit, por tifozët e këtij modeli tashmë mund të shohin fotot e tij të para.

Edhe pse në rezolucion të ulët, fotot ofrojnë një pasqyrë në dizajnin e jashtëm të makinës që shënon kthimin e Toyota në modelet sportive nga e kaluara e saj,.

Fotot janë postuar nga një anëtar i Forumit SupraMKV dhe dyshohet se gabimisht e mori në një email nga dega gjermane e Toyota, kur ai aplikoi në listën e pritjes për Supra-n e re. 

Përndryshe, prodhuesi japonez më parë gjatë këtij viti, gjatë verës, paraqiti Supra në Festivalin Goodwood në Angli, por makina u mbulua plotësisht me një film të gjallë maskimi.

Toyota nuk ka zbuluar ende detajet teknike të Supra-s së re, por inxhinieri kryesor përgjegjës për zhvillimin e këtij modeli ka konfirmuar se do të ketë motor benzinë me 6 cilindra të BMW-së. 

Në BMW Z4 M40i e re, kjo njësi prodhon 387 kuaj fuqi dhe zhvillon 500 Nm, kështu që specifikimet e ngjashme mund të priten në Supra e re. Më shumë informacion mbi Toyota Supra e re pritet javët e ardhshme, para premierës së saj zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...