“Bisha” BMW që do t’i bëjë konkurrencë edhe Ferrari-t e McLaren-it

Auto

“Bisha” BMW që do t’i bëjë konkurrencë edhe Ferrari-t e McLaren-it

Më: 3 janar 2019 Në ora: 07:39
“Bisha” BMW

Sipas Autocar, BMW tashmë është duke punuar në një projekt post-i8.

Ndryshe nga BMW i8, kjo makinë ende e paemërtuar do të shërbejë si një konkurrent i drejtëpërdrejtë i McLaren 570S dhe Acura NSX.

Për më tepër, në makinë do të inkorporohen të gjitha avancimet e fundit të automjeteve gjemane në elektrifizimin, komponentet e lehta dhe tjerat materiale ekzotike.

Klaus Frohlich, anëtar i bordit të BMW-së i cili është përgjegjës për zhvillimin e produktit, tha se “nëse jeni inxhinier, ndonjëherë në jetën tuaj do të bëni një makinë super-sportive”.

Makina nuk do të shërbejë si një pasardhës i modelit i8, do të prek ngase do ta lë këtë model jashtë me karakteristika si përmirësimi i fibrave të karbonit dhe njësi lëvizëse elektrike kompakte dhe më të fuqishme.

Një gjë është e sigurt: makina e re nuk do të jetë puro elektrike, duke e bërë atë ende të mbështet me një motor me djegie të brendshme. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat