Konfirmohet Mercedes-AMG GT R Roadster me 577 kuaj fuqi - Bota Sot
Konfirmohet Mercedes-AMG GT R Roadster me 577 kuaj fuqi

Auto

Konfirmohet Mercedes-AMG GT R Roadster me 577 kuaj fuqi

Më: 3 janar 2019 Në ora: 14:57
Mercedes-AMG GT R Roadster

Pas zbulimit të modeleve A45 dhe A45 S së bashku me rezultatet e motorëve të tyre, tani kemi gjetur një tjetër model të panjohur Mercedes-AMG të listuar nga kompania e sigurimeve gjermane.

Kur njerëzit nga Affalterbach përditësuan listën në fund të nëntorit për 2020, ata nuk e prezantuan GT R Roadster, i cili është kapur nga kamerat spiunuese në rrugë.

Versioni i radhës së GT Roadster është renditur me datën e ndërtimit në dhjetor 2018, por ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është sasia e fuqisë që do të ofrojë motori turbo-binjak me 4.0-litra V8. Për habi, GT R Roadster është renditur në listë me 585 kuaj fuqi, kështu që 577 kuaj fuqi të ngjashme do të gjeni në modelin ekuivalent Coupe.

Zbulimi zyrtar i modelit nuk pritet të ndodhë në Panairin e veturave në Detroit, pasi kompania nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje. Kjo do të thotë se modeli më i ri i prodhuesit gjerman do të prezantohet në Panairin e veturave në Gjenevë, i planifikuar për muajin mars.

Faza e testimit ka filluar tashmë në zona të izoluara dhe ne do të shohim prototipin në Nürburgring këtë verë përpara një lansimi të mundshëm në vitin 2020.

Vetura pritet të ketë motor me 577 kuaj fuqi, së bashku me një humbje peshe dhe përmirësime të tjera, për çfarë ka të ngjarë të jetë një edicion i kufizuar me një çmim të veçantë që përputhet me ekskluzivitetin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...