Mercedes, marka luksoze më e preferuar e 2018's - Bota Sot
Mercedes, marka luksoze më e preferuar e 2018's

Auto

Mercedes, marka luksoze më e preferuar e 2018's

Më: 3 janar 2019 Në ora: 22:44
Mercedes

Pavarësisht një rritje që u ngadalësua gjatë vitit, pas katër vitesh rritjeje dyshifrore, “Mercedes” mbylli vitin 2018 në vend të parë në segmentin e veturave luksoze, duke lënë pas BMW dhe “Audi”, sipas një studimi të zhvilluar nga “Autoactu.com”.

“Mercedes” mbylli 11 muajt e parë të vitit me 2,104 milionë shitje (+0,04%) por pësoi rënie në Europë (me 851 000 blerje -3,3%), por u rrit në SHBA (+6%, 284 000 njësi të shitura) dhe mbi të gjitha në Kinë (+11,7% me më shumë se 603 000 njësi), përcjell Atsh.

Në vend të dytë të klasifikimit vjen BMW me 1,8% rritje në 11 muaj e parë, duke shitur 1,927 milionë automjete ndërsa “Audi” është pozicionuar në vendin e tretë me 1,658 milionë automjete të shitura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...