Fotoja e parë zyrtare e Lamborghini Huracan Evo për 2020

Auto

Fotoja e parë zyrtare e Lamborghini Huracan Evo për 2020

Më: 6 janar 2019 Në ora: 20:43
Lamborghini

Para disa ditësh Lamborghini botoi në një mënyrë të pazakontë dy foto të modelit të tij më të ri Huracan dhe tani kompania vazhdon me publikimin e fotove tjera.

"E pazakonta" në këtë rast është se fotot e mëparshme dhe ato të rejat nuk janë postuar në mediat sociale apo në faqen zyrtare të medias të kompanisë, por në Unica - një aplikacion i telefonave të mençur.

Me "para-pamje ekskluzive" në sfond, kjo foto na lejon të shohim modelin e rifreskuar. Gjëja e parë që do të vëreni është padyshim prapavija "Evo" që tregon se ky nuk është një LP610-4 i zakonshëm.

Ndërkohë që ende nuk ka informacione rreth enterierit, raportohet se modeli më i ri do të ketë një ekran me prekje në formë portreti.

LP610-4 ka të ngjarë të bëhet gjë e së kaluarës pasi besohet se Lamborghini do t'i japë një motor V10  5.2 litra, e cila do të ndryshonte për pasojë modelin e Huracan për LP620-4.

Ende nuk dihet se cila do të jetë premiera zyrtare, por ajo do të bëhet shumë shpejt e ditur nga ana e kompanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat