Nga Honda Accord bëjnë Lamborghini

Auto

Nga Honda Accord bëjnë Lamborghini

Më: 7 janar 2019 Në ora: 11:11
Lamborghini

Kompania Modcar Trendz doli në publik me kopjen e Aventador për të cilën si bazë shërbeu Honda Accord.

Edhe pse shumë njerëz po pyesin se cili është qëllimi i përgjithshëm i kopjeve të makinave supersport, kur ato janë vetëm sipërfaqësore për origjinalet dhe në aspektin e performancës shumë prapa, në shumë punëtori të vogla në mbarë botën njerëzit ende bëjnë më shumë ose më pak kopje të Lamborghinit apo Ferrarit.

Qëkur Lamborghini lansoi Aventador në vitin 2011, ky model supersport frymëzoi  shumë kopje në SHBA dhe Kinë. Në SHBA, Pontiac Fiero është përdorur më shpesh si shtylla kurrizore e Aventador, por Modcar Trendz Ekzekutiv zgjodhi Honda Accord për bazën replikë të Lamborghini.

Image

Specifikimet dhe performanca e makinës nuk janë të publikuara, dhe në fotot mund të shihni se deri në çfarë mase krijuesit e këtij automjeti arritën në idetë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat