Tesla fillon ndërtimin e një fabrike në Shangai - Bota Sot
Tesla fillon ndërtimin e një fabrike në Shangai

Auto

Tesla fillon ndërtimin e një fabrike në Shangai

Më: 7 janar 2019 Në ora: 13:11
Tesla

Tesla, një prodhues i makinave me bazë në SHBA, do të fillojë sot ndërtimin e një fabrike në Shangai për të shitur automjete për klientët kinezë dhe për të shmangur detyrimet doganore të vendosura nga lufta tregtare e udhëhequr SHBA-Kinë.

Plani për ndërtimin e një fabrike në Kinë u njoftua në korrik, me një kapacitet prodhues vjetor prej 500,000 automjetesh, i cili do të rrisë ndjeshëm volumin e prodhimit deri tani dhe do të lejojë qasje më të drejtpërdrejtë në tregun më të madh të automjeteve elektrike në botë.

Fabrika në Shangai do të jetë linja e parë e prodhimit Tesla jashtë SHBA-së.

"Ne presim me padurim fillimi9n e sotëm të ndërtimit të Tesla Shangai", tha Elon Musk, shefi i Tesla, në një llogari zyrtare në Twitter.

"Qëllimi ynë është të përfundojmë fazën fillestare të punimeve ndërtimore këtë verë, të fillojmë Modelin 3 në fund të vitit dhe të arrijmë një vëllim të madh të prodhimit në vitin e ardhshëm," shtoi ai.

Mediat kineze raportojnë se Musk do të shfaqet në Shangai në hapjen e fabrikës, të cilën Bloomberg News vlerëson se mund të kushtojë pesë miliardë dollarë.

Një zëdhënëse e Tesla i tha AFP se nuk ishte e autorizuar për të konfirmuar vizitën e Musk dhe as detajet tjera para përfundimit të ceremonisë së sotme.

Investimi Teslës në Shangai përkoi me presionin në rritje nga presidentit amerikan Donald Trump për kompanitë vendase për të mbajtur vendet e punës në SHBA dhe luftën tregtare ndërmjet Pekinit dhe Uashingtonit, që sipas doganave, përfshijnë shkëmbimin e qindra miliarda dollarë.

Kina zakonisht nga prodhuesit e huaj të veturave kërkon krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta me kompanitë lokale, duke përfshirë ndarjen e të ardhurave dhe të teknologjisë. Nga Tesla njoftuan se fabrika në Shangai do të jetë në pronësi të plotë nga kompania.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...