Seat Leon bëhet me motor në metan

Auto

Seat Leon bëhet me motor në metan

Më: 7 janar 2019 Në ora: 16:31
Seat Leon

Prodhuesi spanjoll ka zgjeruar ofertën e modelit Leon TGI të pajisur me motor 1.5 litërsh turbo-benzinë që si karburant mund të përdorë edhe gaz të kompresuar natyror.

Seat Leon më herët ishte në dispozicion me turbo-motor 1.4 litër, i cili krahas benzinës mund të shpenzojë edhe metan (CNG), ndërsa motori i ri me katër cilindra është 1.5 litra.

Varianti i quajtur Leon TGI Evo disponon me 130 kuaj fuqi, duke përdorur një manual me 6 shpejtësi ose automatik me shtatë shpejtësi.

Shpejtësia maksimale e veturës është 205 km/h në variantin me ndërrues manual të shpejtësive.

Përveç benzinës, Seat Leon TGI Evo ka tre rezervuare për metan që ka një kapacitet më të madh se në versionet e para CNG të këtij modeli. Automjeti në këtë mënyrë mund të kalojë deri në 500 km kur përdor vetëm gazin e kompresuar natyror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat