BMW sjell Serinë e 7 të ridizajnuar

Auto

BMW sjell Serinë e 7 të ridizajnuar

Më: 8 janar 2019 Në ora: 17:52
BMW

BMW do të prezantojë në 2019, ‘shtatëshen’ e ristilizuar që ka pësuar ndryshime të dizajnit në pjesën e përparme me një grilë të re masive.

Duke gjykuar nga foto që ka rrjedhur nga një prezantim privat, prodhuesi bavarez ka dhënë disa detaje teknike në lidhje me këtë model.

Kështu, versioni 740i mund të ketë 335 apo 340 kuaj fuqi, në varësi të rajonit, në të cilën do të shitet, ndërsa plug-in 745e hibrid do të ketë motor 3.0-litra  me 6 cilindra që çiftëzohet me një motor elektrik, dhe fuqia e përgjithshme e sistemit hibrid të energjisë do të jetë rreth 390 kuaj fuqi me çift rrotullues maksimal prej 600 Nm.

BMW 750i do të ketë 523 ose 530 kuaj fuqi dhe 750 Nm. Modeli më i fuqishëm, M760, është kthyer në tregun evropian pasi që fabrika ka instaluar filtra OPF për të përmbushur standardet e reja mjedisore dhe duhet të jetë rreth 600 kuaj fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat