Norvegjia thyen rekord për automjetet elektrike

Auto

Norvegjia thyen rekord për automjetet elektrike

Më: 9 janar 2019 Në ora: 06:37
Foto ilustrim

Norvegjia kryesor në shumë fusha dhe veçanërisht për të jetuarit mirë. Vendi ka hedhur një hap të madh edhe në fushën e makinave elektrike, pasi vitin e shkuar, thuajse një e treta e mjeteve të shituara janë me energji elektrike.

Ky është rekord jo vetëm në vend por edhe në botë i Norvegjisë, e cila ka parashikuar që t'i japë fund shitjes së makinave me karburant deri në vitin 2025.

Në një përpjekje për të ulur emetimet e karbonit dhe ndotjen e ajrit, Norvegjia përjashton makinat elektrike nga shumica e taksave dhe ofron përfitime të tilla si parkim më të lirë dhe pika karikimi për të shpejtuar në procesin e ndryshimit të makinave në vend nga ato me motorë si me naftë dhe benzinë.

Federata Rrugore e pavarur Norvegjeze (NRF) tha të mërkurën se makinat elektrike u rritën në 31.2 për qind vitin e kaluar, nga 20.8 për qind në vitin 2017 dhe vetëm 5.5 për qind në 2013, ndërkohë që shitjet e makinave me benzinë dhe naftë pësuan rënie drastike.

"Ishte një hap i vogël më afër qëllimit të vitit 2025", gjatë së cilës parlamenti i Norvegjisë dëshiron që të gjitha makinat e reja të jenë pa emetim karboni, tha  Oeyvind Solberg Thorsen, kreu i NRF, në një konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat