Versioni elektrik i motoçikletës legjendare arrin në gusht - Bota Sot
Versioni elektrik i motoçikletës legjendare arrin në gusht

Auto

Versioni elektrik i motoçikletës legjendare arrin në gusht

Më: 9 janar 2019 Në ora: 13:01
Motoçikleta

Tifozët e Harley-Davidson tashmë mund të porositin LiveWire, modeli i parë elektrik i kësaj kompanie, dhe dërgesat duhet të fillojnë në verën e vitit 2019.

Pothuajse të gjitha prodhuesit po përqendrohen gjithnjë e më shumë në zhvillimin e automjeteve elektrike, dhe ky trend nuk është anashkaluar nga kompanitë e famshme dhe të mëdha të motorëve.

Shembulli më i mirë i kësaj është Harley-Davidson, një kompani legjendare, bishat e së cilës janë sinonim i lirisë dhe ngasjes. 

Ky prodhues ka njoftuar më parë motorin e tij të parë elektrik, dhe tani ne dimë më shumë detaje rreth këtij motori, si çmimi dhe data e fillimit të shitjes. Modeli LiveWire do të dalë në shitje në SHBA në gusht të këtij viti, dhe çmimi i tij do të jetë rreth 30,000 dollarë.

Përndryshe, rrezja e modelit LiveWire do të jetë rreth 175 kilometra me një ngarkesë të baterisë, e cila nuk ka gjasa të kënaqë tifozët e udhëtimeve të gjata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...