Dorëhiqet një nga shefat ekzekutiv të Nissanit pas hetimeve të vazhdueshme në kompani - Bota Sot
Dorëhiqet një nga shefat ekzekutiv të Nissanit pas hetimeve të vazhdueshme në kompani

Auto

Dorëhiqet një nga shefat ekzekutiv të Nissanit pas hetimeve të vazhdueshme në kompani

Më: 12 janar 2019 Në ora: 10:42
Ilustrim

Një nga udhëheqësit ekzekutiv të kompanisë Nissan, Jose Munoz, ka dhënë dorëheqje në vazhdën e krizës së kompanisë pas hetimeve ndaj drejtorit ekzekutiv Carlos Ghosn në lidhje me keqpërdorime financiare.

Jose Munoz ishte konsideruar aleat i ngushtë me Ghosn si dhe një nga shkaktarët e suksesit të bashkëpunimit në mes të Nissan dhe kompanisë franceze Renault.

53 vjecari njoftoi për dorëheqje përmes një postimi në Linkedin. Në një njoftim, Nissan tha se Munoz ka vendosur të dorëhiqet, vendim që hyn në fuqi menjëherë, pa dhënë arsye të tjera.

Dorëheqja e tij vjen pas largimit të Ghosn dhe drejtorit Greg Kelly.

Kjo dorëheqje është një goditje më shumë për kompaninë japoneze në kohën kur po përballet me skandale si dhe vështirësi në zgjërimin e brendit në SHBA dhe Kinë.

Ghosn, 64 vjeçar, është mbajtur në paraburgim prej 19 nëntorit për dyshimet se ai nuk i ka deklaruar të gjitha të ardhurat, duke fshehur rreth 44 milionë dollarë në periudhën kohore 2010-2015.

Ghosn ka mohuar akuzat dhe është thënë të jetë në një disponim “luftarak”, sipas disa burimeve në kompaninë Renault, të cilën ai ende e udhëheq, pavarësisht pse gjiganti francez i veturave ka emëruar një shef të përkohshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...