Lexus RC F për 2020 i ridizajnuar

Auto

Lexus RC F për 2020 i ridizajnuar

Më: 14 janar 2019 Në ora: 12:55
Lexus RC F

Pas modelit standard Lexus RC, i cili u ridizajnua vjeshtën e kaluar, prodhuesi japonez rivendosi gjithashtu një version me performancë të lartë F.

Coupe sportive "e freskuar" pësoi të njëjtat korrigjime stilistike si RC i rregullt, dhe ndryshimet kozmetike janë më të dukshme në dritat e ridizajnuara që tani përfshijnë (më herët të ndara) dritat LED.

Maska e përparme gjithashtu është ndryshuar, ndërsa një dritë e re e ndriçimit LED është montuar në pjesën e pasme si te modeli RC standard. 

Megjithëse janë të vogla, këto korrigjime kanë ndikuar që coupe të duket edhe më tërheqës tani. Lexus RC F për vitin 2020 ka një sistem të përmirësuar të shtytjes.

V8-ja ekzistuese ka marrë disa kuaj fuqi shtesë, dhe çift rrotullimi maksimal është rritur, kështu që motori tani prodhon 472 kuaj fuqi dhe 535 Nm. 

Fuqia transferohet në rrotat e pasme duke përdorur një transmetim automatik të përmirësuar me tetë shpejtësi.

Prodhuesi njoftoi se përshpejtimi nga 0 në 96 kilometra në orë arrihet për 4.3 sekonda, ose 0.2 sekonda më shpejt se më parë.

Lexus RC F do të debutojë në Panairin e veturave në Detroit këtë muaj dhe prodhimi fillon në tremujorin e dytë të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat