Përse nuk duhet ta nxehni motorin e makinës në dimër - Bota Sot
Përse nuk duhet ta nxehni motorin e makinës në dimër

Auto

Përse nuk duhet ta nxehni motorin e makinës në dimër

Më: 17 janar 2019 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Ekspertët kanë zbuluar mënyrën më të mirë për të ndezur makinën gjatë ditëve të ftohta dhe për shumë mund të jetë një fakt tejet surprizues.

Ndonëse teknologjia e makinave ka avancuar shumë përgjatë 20 viteve të fundit, i ftohti mbetet ende problem për automjetet.

Pasi e kanë lënë automjetin përgjatë natës jashtë, në ngricë, të shumtë janë ata që gjerësisht besojnë se nxehja e motorit duke e lënë të ndezur për pak minuta është gjëja më e mirë që mund të bëjnë.

Por në fakt kjo nuk i sjell asgjë të mirë makinës tuaj. Në një artikull të publikuar nga e përditshmja “Mirror”, ky proces vetëm sa e zgjat edhe më shumë periudhën e nxehjes.

Ky veprim vjen që prej kohës së karburatorit, që donte disa minuta derisa të arrinte një temperaturë të caktuar për të punuar në mënyrë optimale. Tashmë pjesa më e madhe e makinave nuk e kanë më një gjë të tillë. Ditët e sotme, motorët funksionojnë me injeksion me lëndë djegëse dhe të dizenjuara në mënyrë të tillë që të ndizen dhe të ecin menjëherë. Nëse e ndizni dhe lëvizni fillimisht ngadalë, funksionon më së miri.

Veprimi i lënies së motorit të ndezur me qëllim nxehjen e tij mund të dëmtojë vetë motorin, pasi sipas ekspertëve mund të çojë në hollim të vajit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...