“Dacia” arrin rezultatin më të mirë në historinë e saj - Bota Sot
“Dacia” arrin rezultatin më të mirë në historinë e saj

Auto

“Dacia” arrin rezultatin më të mirë në historinë e saj

Më: 20 janar 2019 Në ora: 12:42
Dacia

Prodhuesi rumun i automjeteve “Dacia” arriti në vitin 2018 performancën më të lartë tregtare në historinë e tij, ku shitjet në tregun e brendshëm dhe të jashtëm arritën 700 798 njësi, një rritje me 7% nga viti i kaluar, njoftoi kompania.

Një prej tregjeve më të mirë për “Dacia” ishte Europa, me 511 000 automjete të shitura në 2018.

Kjo shifër e pozicionin prodhuesin rumun në vend të 14 në kontinentin europian, me 2,9% të tregut, 0,27% më e lartë se sa vitin e kaluar.

“Dacia” u ble në nga “Renault” në vitin 1999 dhe u rikthye në treg në vitin 2004 duke u kthyer në një lojtar të rëndësishëm në tregun europian të automjeteve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...