A është ky Golf 8 i ri?

Auto

A është ky Golf 8 i ri?

Më: 20 janar 2019 Në ora: 18:30
Golf 8 i ri

Megjithëse disa foto të Volkswagen Golf 8 të maskuar janë shfaqur kohët e fundit, tashmë kanë rrjedhë foto me një "tetësh" plotësisht të zbuluar.

Volkswagen, si gjithmonë, nuk ka eksperimentuar shumë me dizajnin në mënyrë që të mos shkatërrojë formulën fituese, por përsëri nuk i ndan panelet me Mk7. VW Golf ka qenë makina më e popullarizuar në Evropë për dekada të tëra, ku modeli i parë u lansua në vitin 1974.

Golfi i ri bazohet në një version të përmirësuar të platformës Mk7, të quajtur MQB Evo.

Përveç që do të jetë më i lehtë për 45 kilogramë, do të ketë gjithashtu një distancë më të shkurtë ndërmjet boshteve sesa versioni i tanishëm, i cili sjell më shumë hapësirë për udhëtarët dhe bagazhin.

Natyrisht, pritet një enterier i ri i brendshëm, një numër i sistemeve të sigurisë dhe teknologjisë dhe një sistem lëvizës gjysmë autonom.

VW njoftoi në janar të vitit të kaluar se prodhimi i Golf 8 do të fillojë në qershor 2019, me një sërë motorësh turbo-benzine dhe turbo-diesel me tre cilindra dhe katër cilindra, dhe një variant hibrid.

Me kalimin e kohës pritet edhe varianti GTI, një sundues tjetër në klasën e tij, i cili pritet të ketë një motor turbo-benzinë me katër cilindra 2.0 litërsh me rreth 300 kuaj fuqi, gjë që çon në një Golf R më të fuqishëm në versionin aktual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat