Prodhohet trageti me hidrogjen

Auto

Prodhohet trageti me hidrogjen

Më: 24 janar 2019 Në ora: 08:00
Trageti

Brenda fundit të vitit, në Kaliforni do të inaugurohet trageti me hidrogjen. Në gjirin e San Franciskos do të nisë shërbimin Water Go Round, një katamaran 21 m i gjatë, që mund të transportojë 84 pasagjerë, mund të lundrojë deri në dy ditë pa u furnizuar me karburantin e tij, i cili nuk ka asnjë impakt negative për mjedisin.

Do të ketë gjithashtu edhe një bateri prej 100 kilovat që do të shërbejë për të integruar hidrogjenin. Projekti është përgatitur nga kompania kryesore për prodhimin e sistemeve të energjisë së pastër për mjetet detare dhe një organizëm shtetëror anti-ndotje.

Ky është një projekt pilot dhe nëse rezultatet janë aq pozitive dhe të suksesshme sa janë pritshmëritë, atëherë këto mjete lundruese do të përhapen shumë, në kuadër të reagimit ndaj ndryshimeve klimatike dhe ndotjes së shkaktuar nga njeriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat