Carlos Ghosn ‘dorëhiqet’ nga Renault

Auto

Carlos Ghosn ‘dorëhiqet’ nga Renault

Më: 24 janar 2019 Në ora: 09:06
Carlos Ghosn

Carlos Ghosn është dorëhequr nga pozita e kryetarit dhe shefit ekzekutiv te prodhuesi francez i veturave, Renault.

Ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire në Forumin Ekonomik në Davos ka treguar se Ghosn është dorëhequr të mërkurën mbrëma.

Ghosn ishte shkarkuar nga pozita e kryetarit te Nissan në nëntor për sjellje të pahijshme financiare.

Renault dhe Nissan kanë qenë në partneritet strategjik për afro dy dekada.

Bordi i Renault pritet që të mblidhet këtë të enjte ku do të vendoset për zëvendësuesin e Ghosn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat