Mitsubishi shfaqë një pjesë të makinës së re elektrike

Auto

Mitsubishi shfaqë një pjesë të makinës së re elektrike

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:25
Ilustrim

Pas konfirmimit se do të merr pjesë në Geneva motor Show, Mitsubishi ka shfaqur një pjesë të makinës elektrike, që do ta zbulojë në tërësi gjatë panairit.

E emëruar sipas pushimores zvicerane, Engelber Tourer është një makinë sportive dhe familjare, që lëvizë me bateri të fuqishme.

Imazhi i shpërndarë duket shumë futuristik, vetëm se nuk ka humbur asnjë prej detajeve që ka Mitsubishi. Derisa ngjanë shumë me Eclipse Cross, habisin më së shumti dritat e kaltra në pjesët anësore.

Me madhësinë qe e ka dhe platformën e ngritur, lë të kuptohet se është e dedikuar edhe për terrene të vështira. Pasqyrat e zëvendësuara me kamera, nënkuptojnë se do të ketë nivel të lartë teknologjie.

“Inspiruar nga malet” thuhet shkurt përbri imazhit, për këtë EV nga Mitsubishi që do ta shohim pas dy muajsh.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat