Chevrolet Camaro ZL1 1LE do t’i ketë dhjetë shpejtësi automatike

Auto

Chevrolet Camaro ZL1 1LE do t’i ketë dhjetë shpejtësi automatike

Më: 31 janar 2019 Në ora: 08:28
Chevrolet Camaro ZL1 1LE

Që kur i është hequr mbështjellësi i Chevrolet Camaro ZL1 1LE, të gjithëve iu ka rënë në sy ngjashmëria që ka me paraardhësin.

Mirëpo, në brendësi gjërat nuk janë të njëjta, pasi në modelin që lansohet në fund të muajit që vjen, do të ketë dhjetë shpejtësi automatike.

Ky model i fokusuar për pista, i japë mundësi që të përfundojë xhiron e Nurburgringut të Gjermanisë për disa sekonda më shpejtë.

Kështu së paku pretendojnë zyrtarët e kompanisë prodhuese, për makinën që ka edhe shumë përditësime dhe avancime teknologjike.

Nën kapak e ka motorin 6.2 litra që prodhon 650 kuaj fuqi, ndërsa Performance Package me dhjetë shpejtësitë automatike që kushton 1,595 dollarë, është opsionale. 

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat