Italdesign shfaqë pjesë të veturës që do ta prezantojë në panairin e Gjenevës

Auto

Italdesign shfaqë pjesë të veturës që do ta prezantojë në panairin e Gjenevës

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 09:28
Ilustrim

Kompania që e ndërtoi Giorgetto Giugiaro, pritet ta prezantojë një super-makinë gjatë muajit mars

Kohë më parë, Italdesign ka bërë të ditur se po punon për një makinë të re, që do ta prezantojë në Geneva Motor Show.

Tashmë është shpërndarë një video, që shfaqë pjesë të veturës, që do ta prezantojë në panairin e Gjenevës, ku nuk tregon pothuajse asgjë. Në fakt, është vetëm prahu i vënë pas, si dhe data pesë mars kur edhe do të bëhet prezantimi.

Kjo kompania e ndërtuar prej Giorgetto Giugiaro, tani është nën pronësi të Volkswagen, ndërsa njihet në botën e automobilizmit edhe për punime për kompanitë tjera.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat