Edhe Nissani pritet të ndalojë prodhimin e veturave në Britani - Bota Sot
Edhe Nissani pritet të ndalojë prodhimin e veturave në Britani

Auto

Edhe Nissani pritet të ndalojë prodhimin e veturave në Britani

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 13:52
Nissan

Prodhuesi Japonez i veturave, Nissan është duke planifikuar që të ndalojë prodhimin e modelit të ardhshëm të X-Trail në Britani, vetëm dy muaj larg Brexit’it.

Nissan fillimisht ka thënë, katër muaj pas votimit të Brexit’it, ku parashihet largimi i Britanisë nga BE-ja, se do ta prodhojë modelin e ri të SUV-it në Britani, e që u pa një votë e mirëbesimit për të ardhmen e prodhimit në këtë vend.

Fabrika kryesore për prodhimin e X-Trail të tanishëm është në Japoni, ndërsa fabrika e Nissanit në Sunderland prodhon SUV-ët më të vogël, si Qashqai e të tjerë.

“Detajet precize të kësaj deklarate të Nissanit ende janë të paqarta, por sipas burimeve mendohet se në të përfshihet braktisja e prodhimit të X-Trail në Britani, ashtu siç kanë deklaruar kjo kompani në vjeshtë të 2016-ës”, raporton Sky.

Baza e Nissan’it në Britani ka refuzuar që të përgjigjet për këto pohime.

Sipas Sky, kjo nuk pritet që menjëherë të çoj në humbjen e vendeve të punës në fabrikën e Sunderland’it, pasi X-Trail tani nuk prodhohet në të, por rritë dyshimet për të ardhmen e investimeve të Nissan’it në Britani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...