Misha Design me paketë të re për modifikimin e Lamborghini Huracan

Auto

Misha Design me paketë të re për modifikimin e Lamborghini Huracan

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 08:37
Lamborghini Huracan

Kompania amerikane, Misha Design, është e njohur për modifikimin e veturave të Ferrarit dhe madje ka pasur disa paketa për modifikim të disa modeleve të Porsches, Mercedesit dhe Lamborghinit.

Tani, kjo kompani ofron paketën e re nga fibra të karbonit për aerodinamikën e Huracan të Lamborghinit.

Paketa e re përfshinë mbrojtësin shtesë të ri të përparmë (spoiler), kofanon e re, mbrojtësi anësor të përparmë me vrima për ajër, set të ri të pragjeve, mbrojtësi e ri të pasmë shtesë (difuzer), mbrojtësin e ri të pasmë shtesë (spoiler), si dhe sistemin e ri të shkarkimit të gazrave.

Image

Sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar se sa do të kushtojë kjo paketë e re për aerodinamikën e këtij Lamborghini Huracan.

Ndërsa, sa i përket motorit, asgjë nuk ka ndryshuar – ky Huracan ka motorin V10 me kapacitet prej 610 kuajfuqi.

Porositë tashmë kanë filluar të pranohen, ndërsa dërgesat pritet të fillojnë në muajin maj ose qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat