BMW paralajmëron modelet e reja X3 M dhe X4 M

Auto

BMW paralajmëron modelet e reja X3 M dhe X4 M

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 19:22
BMW paralajmëron modelet e reja X3 M dhe X4 M

Pesë muaj pas fotove të para, BMW lansoi edhe videon e shumëpritur të varianteve M me dy SUV më të vegjël X3 dhe X4.

Xhirimi i crossover me performancë M paralajmëron se “vijnë së shpejti” dhe duke pasur parasysh se panairi i veturave në Gjenevë është në mars, ka shumë të ngjarë që ajo të lidhet me këtë ngjarje.

Deri më tani, spekulohet se X3 M do të ketë të paktën 450 kuaj fuqi standarde dhe rreth 500 kuaj fuqi në versionin e konkurrencës.

X3 M dhe X4 M vijnë me xDrive drive me katër boshte, me një diferencial aktiv M, aerodinamikë të optimizuar, dhe janë zhvilluar në “Ferrin e gjelbër” të Nuremburgut.

Duke pasur parasysh se X3 M40i përshpejton 0-100 km/h në 4.6 sekonda me një shpejtësi maksimale të kufizuar elektroniket në 250 km/h, pritet që X3 M dhe X4 M të tejkalojnë këto shifra.

BMW njofton se X3 M dhe X4 M mesatarisht shpenzojnë 10.5 l /100 km, sipas standardeve të reja të shkarkimit të WLTP për gazrat dhe konsumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat