Koncepti i ri Lagonda debuton në Gjenevë

Auto

Koncepti i ri Lagonda debuton në Gjenevë

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 12:49
All-Terrain Concept

Nënbrendi i Aston Martin, Lagonda do të prezantojë në Panairin e veturave në Gjenevë veturën e quajtur All-Terrain Concept.

Siç bëri të ditur prodhuesi britanik i automobilave me performancë të lartë, All-Terrain Concept do të jetë automjeti i parë i Lagonda që do të ketë edhe versionin e prodhimit- modeli serik do të shfaqet në vitin 2021.

Edhe pse Lagonda All-Terrain Concept do të jetë eksponati më i rëndësishëm që Aston Martin do të ekspozojë në Panairin e Gjenevës, prodhuesi britanik do të prezantohet me disa modele aktuale.

Vizitorët gjithashtu do të jenë në gjendje të shohin makina tërheqëse si Vantage i ri, DB11 AMR dhe DBS Superlegger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat