Prodhohen vetëm 20 vetura: Bugatti Chiron Sport "110 Ans Edition"

Auto

Prodhohen vetëm 20 vetura: Bugatti Chiron Sport "110 Ans Edition"

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 16:57
Bugatti Chiron Sport "110 Ans Edition"

Bugatti feston ditëlindjen e tij të 110-të me një version të veçantë të modelit Chiron.

Chiron Sport "110 Ans Edition" është i bazuar në Bugatti Chiron Sport të rregullt dhe do të jetë në dispozicion vetëm në ngjyrën Steel Blue me elemente të fibër karboni, si dhe me detaje dekorative në ngjyrat e flamurit francez.

Ulëset sportive shoqërohen me nuanca të jashtme të makinës dhe janë të veshura me lëkurë.

Image

Motori është 8.0-litra  W16 që nuk ka ndryshime me Chiron standard, duke pasur parasysh se 1,500 kuaj fuqi dhe 1.600 Nm janë të mjaftueshme.

Çmimi i Bugatti Chiron Sport "110 Ans Edition" ende nuk dihet dhe do të prodhohen vetëm 20 kopje të këtij versioni të veçantë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat