Alfa Romeo legjendar i vitit 1939 shitet në ankand për gati 17 milionë euro - Bota Sot
Alfa Romeo legjendar i vitit 1939 shitet në ankand për gati 17 milionë euro

Auto

Alfa Romeo legjendar i vitit 1939 shitet në ankand për gati 17 milionë euro

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 06:30
Alfa Romeo

Modeli legjendar i Alfa Romeos, 8C 2900B Touring Berlinetta, përmes shtëpisë së ankandit Artcurial Motorcars për veturat e vjetra është shitur me një çmim marramendës prej 16.745.600 euro.

Ky model i vitit 1939 ishte pronë e koleksionistit të njohur holandez, Jan-Willem Martnes, për 42 vjet rresht.

Çmimet kaq të larta nuk kanë të bëjnë vetëm me modelet e Ferrarit apo modeleve të ngjashme klasike dhe përveç 8C 2900B Touring Berlinetta, Alfa Romeo ka konfirmuar se ky model nuk është i vetmi që është shitur me çmim marramendës.

Image

Së fundmi, një tjetër model, Alfa Romeo 8C 2900B Lungo Spider Touring i vitit 1939, me një çmim prej 23 milionë euro, është bërë vetura e shitur me çmim më të lartë ndonjëherë në botë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...