Lexus prezanton modelin e veçantë NX F Sport Black Line

Auto

Lexus prezanton modelin e veçantë NX F Sport Black Line

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 11:10
NX F Sport Black Line

Nën-brendi Lexus i Toyotës në panairin e veturave që po mbahet në Chicago, ka prezantuar një model të veçantë NX F Sport Black Line.

Lexus NX F Sport Back Line për blerësit amerikanë është në dispozicion me ngjyrë të bardhë “Arctic”, të zezë “Obsidian” ose të argjendtë “Atomic”.

Image

Gjithashtu, modeli i ri i veçantë i Lexusit vjen me set të rrotave prej 19-inç nga alumini, ulëset sportive me lëkurë ngjyrë të bardhë, ulëset e përparme me ngrohje/ftohje, si dhe tepihët e veçantë, sistemin e zërimit “Mark Levinson”, bagazhin që hapet në mënyrë elektrike, sistemin për shikimin e këndit të vdekur si dhe ekran 10.3-inç Touchsreen.

NX F Sport Black Line, po ashtu, është pak më i ulët sesa versioni standard, ndërsa në gamë është në dispozicion me sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e përparme dhe me të gjitha rrotat.

Lexus do të prodhojë 1.000 kopje të NX F Sport Black Line, ndërsa çmimi i këtij modeli në SHBA fillon nga 48.575 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat