VW teston EV hatchback në Arktik

Auto

VW teston EV hatchback në Arktik

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 17:54
I.D. hatchback

I.D. hatchback do të jetë vetura e parë nga familja plotësisht eleketrike e VW, ndërsa prodhimi do të fillojë këtë vjeshtë.

Pas aferës me dizel, e cila tronditi botën, VW ka hedhur të gjitha adutët në elektrifikimin e veturave, duke investuar 80 miliardë euro në teknologji dhe bateri.

Hatchback-u i ri elektrik do të udhëheqë këtë tranzicion në ndryshimet më të mëdha strategjike në kuadër të grupit VW në 80 vjetët e tij të ekzistencës.

Muajve të fundit ka pasur shumë ë dhëna rreth I.D. hatchback dhe foto e fundit spiunuese tregojnë testimin e tij në kushte ekstreme, në Arktik.

Image

Pritet që I.D. Neo të ketë elektromotor me fuqi 170 kuaj fuqi dhe autonomi prej rreth 500 km ndërmjet dy mbushjeve në rast të modelit me bateri më të madhe se 111 kWh. 

Varianti më i lirë me bateri më të vogël prej 48 kWh do të ketë rang të vozitjes prej rreth 330 km me një mbushje, ndërsa në VW paralajmërojnë se për 80% të kapacitetit do të nevojiten 30 minuta mbushje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat