Maserati prodhon Alfieri, modeli i parë arrin më 2020

Auto

Maserati prodhon Alfieri, modeli i parë arrin më 2020

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:39
Alfieri

Sipas të gjitha gjasave, Alfieri nuk do të mbetet vetëm një nga shumë makina të konceptit që nuk kanë marrë versionin e prodhimit.

Kanë kaluar pesë vjet qëkur Maserati prezantoi konceptin e një makine sportive të quajtur Alfieri. Duke filluar nga ky vit nga prodhuesi italian herë pas here erdhën njoftime rreth prodhimit serik, transmeton KosovaPress.

Tash pritet që versioni i prodhimit dhe paraprodhimit të Alfieri do të fillojë në vitin 2020. Megjithëse Maserati nuk përmendi emrin specifik Alfieri, kompania njoftoi se do të fillojë përgatitjen e fabrikës në Modena gjatë vjeshtës për të prodhuar një model të ri që përshkruhet si "vetura sportive Maserati".

Deri më tani nuk janë zbuluar detaje, por Maserati njoftoi vitin e kaluar se do të prodhojë edhe një version kabriolet. Këto makina duhet të zëvendësojnë GranTurismo dhe GranCabrio në treg.

Kujtojmë që Alfieri debutoi në Panairin e Gjenevës 2014 dhe pasi koncepti u prit mirë nga publiku, Maserati njoftoi plane për një model prodhimi në maj të atij viti.

FCA, pronari i kësaj marke italiane auto, më pas njoftoi se versioni serik do të shfaqet para vitit 2018 dhe se pajisja do të mundësohet nga një motor V6.

Ishte planifikuar të ofrohej 3 njësi, me 410, 450 dhe 520 kuaj fuqi. Versioni bazë duhet të ketë një makinë vetëm në rrotat e pasme, ndërsa në dy të tjerat fuqia do të transferohet në të dy boshtet.

Këto plane nuk janë zbatuar, dhe ndërkohë, tendencat në industrinë e automobilave kanë ndryshuar shumë, andaj tani po flasim për variantet e elektrizuara, një hibrid plug-in dhe një version të thjeshtë elektronik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat