McLaren nuk konfirmon nëse Senna GTR, do të prezantohet gjatë kësaj jave

Auto

McLaren nuk konfirmon nëse Senna GTR, do të prezantohet gjatë kësaj jave

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:18
McLaren

Gjatë vitit të kaluar në Geneva Motor Show, është prezantuar McLaren Senna GTR vetëm për pista, që tashmë po iu dërgohet klientëve, transmeton Telegrafi.

Por, versioni për rrugë i prezantuar në të njëjtin aktivitet, mbetet në fazën e konceptit dhe do ishte shumë e udhës që të prezantohej deri tani.

The Supercar Blog, ka raportuar se McLaren Senna GTR mund të lansohet më 15 shkurt, gjë që u mirëprit prej entuziastëve.

Gjatë kontaktit me zyrtarë të McLaren, nuk është konfirmuar se do të ketë ndonjë prezantim gjatë kësaj jave, duke mos dhënë asnjë detaj se kur mund të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat