Alpina B7 Seria 7 arrin 330 km në orë - foto - Bota Sot
Alpina B7 Seria 7 arrin 330 km në orë - foto

Auto

Alpina B7 Seria 7 arrin 330 km në orë - foto

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:54
Alpina B7

Shtëpia gjermane e specializuar në modelet e BMW-së Alpina ka zbuluar Serinë e shtatë të modifikuar.

Alpina B7 vjen me një motor 4.4 litra twin-turbo V8 me 600 kuaj fuqi dhe 800 Nm, por çift rrotullues maksimal arrin 1.000 rrotullime para modeleve të vjetra, duke filluar nga 2000 deri 5000 rpm.

Në kombinim me Xdrive, B7 përshpejton nga 0-100 km/h për 3.6 sekonda. Motori më i vogël ka avantazhe të tjera, kryesisht për shkak se ajo është më e lehtë dhe peshon 145 kg në krahasim me M760, e cila lejon standardet e Alpina për ngasje në shpejtësi maksimale 330 km/h, transmeton KosovaPress.

Njësia çiftëzohet me automatizimin e ZF të BMW me softuer që mpreh ndryshimet e shpejtësisë me shpejtësi më të lartë. Sa i përket pamjes, B7 Alpina mori detajet karakteristike, ku shprehen rrota me goma Michelin Pilot Super Sport 20 inç, dhe rrotat 21-inç nga alumini që janë 20% më të lehta.

Alpina nuk ka njoftuar çmimin, por B7 i ri me siguri do të kalojë shifrën prej 131,000 eurosh, sa kushton modelin në largim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...