Airbus ndalon prodhimin e aeroplanëve "superjumbo"

Auto

Airbus ndalon prodhimin e aeroplanëve "superjumbo"

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 09:59
Ilustrim

Prodhuesi evropian i aeroplanëve, Airbus, tha se do të ndalojë prodhimin e tipit A380, të njohur si "superjumbo" dhe që është lloji i avionëve më të mëdhenj të pasagjerëve në botë.

Kompania tha përmes një deklarate se furnizimet e fundit me këta avionë do të bëhen në vitin 2021.

Vendimi vjen pasi Emiratet e Bashkuara Arabe - konsumatori më i madh i A380 - i zvogëluan porositë.

"Si rezultat i këtij vendimi, nuk kemi bazë për të vazhduar prodhimin, përkundër të gjitha përpjekjeve tona për shitje te kompanitë tjera ajrore, viteve të fundit", tha shefi ekzekutiv i Airbus, Tom Enders.

Airbus tha se do të prodhojë këtë vit rreth 890 avionë të rinj komercialë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat