Audi do të prezantojë konceptin e Q4 e-tron elektrik në Panairin e veturave në Gjenevë.
Audi, si pjesë e grupit VW, gjithashtu po kthehet në modele për energjinë elektrike. Pas automjetit të parë të prodhimit me energji elektrike - modeli E-tron, i cili kishte premierën në fillim të vjeshtës së kaluar, në fund të nëntorit u prezantua koncepti E-tron GT.
Vetëm pak muaj më vonë, vizitorët në Gjenevë do të kenë mundësinë të shohin një tjetër automjet elektrik Audi - konceptin Audi Q4 e-tron.
Në prag të premierës botërore të kësaj veture, prodhuesi gjerman publikoi vizatimet e para të dizajnit të automjetit me një distancë të ngritur nga toka, por edhe silueta coupe.
Detajet mbi sistemin e motorit ende nuk dihen, por koncepti Q4 e-tron pritet të ketë një konfiguracion të ngjashëm si Audi i parë me rrymë, SUV E-tron. Kjo do të thotë se makina do të marrë fuqinë e dy motorëve elektrikë dhe se do të ketë motor në të katër boshtet.
Më shumë detaje rreth kësaj makine elektrike do të dihen para fillimit të panairit të Gjenevës në muajin mars dhe Audi ka njoftuar se prodhimi serik i E-tron Q4 do të fillojë në vitin 2020 ose 2021.