Stratos i ri i bazuar në Ferrari kushton gjysmë milion euro

Auto

Stratos i ri i bazuar në Ferrari kushton gjysmë milion euro

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:29
Ferrari

Pas prototipit të vitit të kaluar, kompania Manifattura Automobili Torino (MAT) do të paraqesë në panairin e veturave në Gjenevë versionin e prodhimit të mishërimit të ri të legjendarit Lancia Stratos.

Blerësit do të jenë në gjendje të kenë një edicion të kufizuar prej vetëm 25 kopje të makinës që është pasardhës i Lancia Stratos të viteve 1970.

Modeli i ri nuk do të ketë etiketën Lancia, pasi marka italiane më herët kishte hequr dorë nga realizimi i kësaj makine, por në karroceri, e cila përkujton në automobilin origjinal, ndodhet ‘zemra’ e Ferrari 430 Scuderia, ndërsa fuqia transmetohet në rrotat me anë të një Gearbox manual.

Bëhet fjalë për motorin 4.3 V8 me 540 kuaj fuqi dhe 520 Nm. Prej 0 deri 100 km/h arrin për 3.3 sekonda, në 200 km/h arrin për 9.7 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale prej 330 km/h. Për të ndaluar me një shpejtësi prej 100 km/h, kësaj veture i nevojiten 2.2 sekonda.

Në panairin e ardhshëm të Gjenevës, MAT do të shfaqë dy kopje të versionit të prodhimit të Stratos të ri. Njëri është tashmë i shitur në Gjermani, ndërsa tjetri ndodhet në SHBA. Kompania planifikon të prodhojë një seri prej vetëm 25 veturave që shiten me një çmim prej 500,000 euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat