Cupra e parë e pavarur arrin më 22 shkurt

Auto

Cupra e parë e pavarur arrin më 22 shkurt

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:57
Cupra

Nënbrendi i prodhuesit spanjoll Seat, Cupra do të paraqesë veturën e saj të parë origjinale para premierës zyrtare të planifikuar për panairin e veturave në Gjenevë.

Cupra u lansua si një markë e veçantë e makinave një vit më parë, kur u prezantua versioni sportiv i modelit Ateca.

Ishte makina e parë me emblemën e re të nën-markës, por jo edhe model origjinal, pasi është bazuar në variantin serik Seat Ateca.

Cupra tani paralajmëron konceptin që jo vetëm përfaqëson një Seat të përmirësuar, por një makinë të re.

Makina e parë e pavarur e kësaj marke do të paraqitet në publik më 22 shkurt, dhe në prag të premierës online, prodhuesi spanjoll lëshoi një foto teaser që tregon pjesën e prapme të automjetit.

Supozohet se ajo është një cross-coupe, dhe spekulon se do të marrë etiketën Terramar.

Pritet që ky model të jetë i ngjashëm me motorin e Cupra Ateca, i cili ka 4 cilindra me benzinë turbo që sigurojnë 300 kuaj fuqi.

Opsioni i dytë është dizeli dy litërsh twin-turbo nga Shkoda Kodiaq RS me 240 kuaj fuqi dhe 500 Nm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat