Kahn Design prezanton Defenderin e ri “super hero”

Auto

Kahn Design prezanton Defenderin e ri “super hero”

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 22:08
Kahn Design

Kompania e njohur britanike, Kahn Design, dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company prezantojnë edhe një model tjetër të modifikuar të Land Rover Defenderit.

Projekti i tyre më i ri quhet Chelsea Truck Company Silver Superhero Defender, dhe është i bazuar në Land Rover Defender 2.2 TDCI 110 Hard Top.

Modeli i ri vjen me eksterier me ngjyrë argjendi dhe detaje ngjyrë të zezë “Satin”, çatinë “Old England White”, mbrojtësit anësor të zgjeruar, dritat e përparme “Shadow Chrome”, maskën e përparme “X-Lander”, mbrojtësin e përparmë të ri me drita të integruara, vrima për ajër dhe mbajtësin e gomës rezervë “Chelsea Truck Company”.

Image

Gjithashtu, Defenderi “super hero” vjen edhe me set të ri të rrotave “Mondial” prej 20-inç me ngjyrë të zezë “Volcanic” e goma “Cooper Discoverer A/T3” prej 275/55/20, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e rinj, ulëset GTB me lëkurë ngjyrë të zezë, orën “Churchill”, timonin “Kahn” dhe pedalet nga alumini.

Chelsea Truck Company Silver Superhero Defender në Britani të Madhe kushton 49.999 funte.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat