Gjykata në Alabama shpërblen me 151 milionë dollarë burrin e aksidentuar me Ford Explorer - Bota Sot
Gjykata në Alabama shpërblen me 151 milionë dollarë burrin e aksidentuar me Ford Explorer

Auto

Gjykata në Alabama shpërblen me 151 milionë dollarë burrin e aksidentuar me Ford Explorer

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:46
Ford Explorer

Një gjykatë në Alabama ka shpërblyer me 151.8 milionë dollarë një djalë të ri i cili u paralizua në një aksident në 2015-ën, ku përfshihej një veturë Ford Explorer.

Gjykata ka shpërblyer me 100 milionë dollarë për dëmet e shkaktuara ndërsa pjesën tjetër si kompensim i dëmeve pasi që vetura e të riut, Ford Explorer i vitit 1998 nuk përmbushte udhëzimet e veta të sigurisë, sipas një dokumenti gjyqësorë sipas Reuters.

Burri ishte duke vozitur SUV-in e tij, ku për të shmangur përplasjen e një kafshe ka kthyer veturën me shpejtësi, ku vetura e tij është rrokullisur 2 herë, dhe ai nga lëndimet ka mbetur i paralizuar.

Ford thotë se do të apeloj kundër këtij vendimi, “Ndjejmë keqardhje për Travaris Smith dhe familjen e tij. Dhe në të njëjtën kohë, ne nuk pajtohemi me vendimin e gjykatës në këtë çështje e po ashtu me një seri vendimesh të marra nga gjykata në Alabama që e mbajnë jurinë larg dëgjimit të provave kritike, dhe ne do të apelojmë”, ka thënë Monique Brentley nga Ford.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...