Honda mbyll fabrikën në Britani, rrezikohen 3.500 vende pune

Auto

Honda mbyll fabrikën në Britani, rrezikohen 3.500 vende pune

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Prodhuesi japonez i automjeteve Honda do të mbyllë në vitin 2022 fabrikën e saj në Swindon në Britaninë e Madhe, një vendim që kërcënon 3.500 vende pune dhe është një tjetër goditje e rëndë për vendin me afrimin e Brexit, njoftoi sot një deputet britanik.

Mbyllja e fabrikës, e cila është e pozicionuar në jugperëndim të vendit u bë publike si lajm nga Sky News dhe BBC, më pas u konfimua në mënyrë të nënkuptuar nga deputeti konservator i rajonit të Swindon, Justin Tomlison, në profilin e tij në Twitter.

Ky i fundit sqaroi se ishte vënë në dijeni nga Honda për vendimin, që sipas tij është i justifikuar nga konteksti në shkallë globale i industrisë së automjeteve dhe nuk ka lidhje me Brexit. Grupi japonez parashikon të rigrupojë prodhimin evropian në Japoni në vitin 2021./Atsh/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat