Mazda zbulon adutët e ‘treshes’ së re në Evropë

Auto

Mazda zbulon adutët e ‘treshes’ së re në Evropë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Prodhuesi japonez ka publikuar fotot dhe specifikat e Mazdës3 të re në tregun evropian.

Prezantimi i limuzinës dhe hatchback me pesë dyer është bërë në Lisbonë. Po ashtu është bërë prezantimi edhe i gamës së motorëve për Evropë, e cila përbëhet nga një dizel dhe dy motorë.

Skyactiv-D me 1.8 litra  zëvendëson dizelin 1.5 dhe 2.2 litra nga brezi i mëparshëm. Kjo njësi gjeneron 116 kuaj fuqi.

Konsumi mesatar i naftës sipas ciklit të ri të matjes WLTP është 4.7 l / 100 km, ndërsa motori lëshon 130 g CO2 / km.

Motori i ri dizel është i pajisur me një katalizator të veçantë të oksidit të azotit (NOx) për të cilin Mazda pretendon të reduktojë ndjeshëm emetimet e gazrave të dëmshme.

Ofertat e benzinës së "treshes” së re përbëjnë Skyactiv-G 2.0 atmosferik dhe motorin Mazda më të avancuar teknologjik, Skyactiv-X. Motori 2.0 litra me 4 cilindra sjell 122 kuaj fuqi.

Falë teknologjisë Mazda të të ashtuquajturit "hibrid i butë" (M Hybrid 24V), ky motor benzinë ka një konsum më të ulët, që është 6.0 l / 100 km (sipas ciklit WLTP). Prodhuesi japonez thotë se emetimet e CO2 janë reduktuar (deri në 136 g/km), si dhe emetimet e grimcave të imta.

Një tjetër motor benzinë është njësia e re e quajtur "Skyactiv-X" e Mazda. Ky është motori i parë benzinë me ndezje të kompresuar, e cila në vitin 2018 fitoi dy çmime për inovacione teknike.

Vlen të theksohet se Mazda në prezantimin në Portugali nuk ka zbuluar specifikimet e këtij motori, por ata "u zbuluan" në fillim të shkurtit në faqen zyrtare të prodhuesit japonez. Bëhet fjalë për Skyactiv-X që prodhon 180 kuaj fuqi në "treshen" e re.

Konfirmimi i këtij informacioni pritet në fillim të marsit kur Mazda3 do të ketë një premierë në panairin e veturave në Gjenevë.

Të tre motorët posedojnë transmetim manual me 6 shpejtësi, ndërsa automatiku me 6 shpejtësi është i disponueshëm si opsion. Përveç kësaj, modeli hatchback i mundësuar nga njësia Skyactiv-X do të ofrohet me sistemin e lëvizjes i-Activ AWD në të katër boshtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat