Premiera botërore: VW T-Roc R me 300 kuaj fuqi

Auto

Premiera botërore: VW T-Roc R me 300 kuaj fuqi

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 12:42
VW T-Roc R

Volkswagen prezantoi versionin më të fuqishëm të SUV-it kompakt, me motor nga Golf R.

T-Roc R, i cili do të jetë në panairin e veturave në Gjenevë, posedon 4 cilindra 2.0 TSI turbo motor benzinë me 300 kuaj fuqi dhe 400 Nm të çift rrotullimit maksimal.

Motori është i lidhur me marsh automatik me 7 shpejtësi dhe fuqia është transferuar në një 4WD standard nga sistemi Volkswagen 4MOTION. 

Ky specifikim i fuqishëm gjithashtu garanton performancë të shkëlqyer, kështu që T-Roc R nga 0-100 km/h arrin në vetëm 4.9 sekonda. Shpejtësia maksimale kufizohet në 250 km/h.

Volkswagen ka njoftuar se është paraqitur edhe modeli i para-prodhimit T-Roc R, por versioni i prodhimit, i cili do të arrijë në dyqane më vonë gjatë vitit, nuk do të ndryshojë shumë nga ky automjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat