Gjenerata e dytë Porsche Macan vetëm në energji elektrike

Auto

Gjenerata e dytë Porsche Macan vetëm në energji elektrike

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:21
Porsche Macan

Prodhuesi gjerman ka njoftuar se Macan i ri do të arrijë në fillim të dekadës së ardhshme dhe do të jetë i disponueshëm vetëm në versionin elektrik.

Porsche nuk e fsheh atë se është e orientuar në makinat e energjisë elektrike, dhe debutimi i Taycan pritet të jetë në shitje këtë vit, përfshirë edhe versionin e ardhshëm Taycan Cross Turismo.

Pas Porsche Taycan, modeli i ardhshëm plotësisht elektrik i kompanisë nga Stuttgart do të jetë SUV i suksesshëm Macan.

"Veturat elektrike dhe Porsche janë të përkryera, kryesisht për shkak të karakterit sportiv të markës sonë", tha njeriu i parë i prodhuesit gjerman Oliver Blume.

Ai shton se Porsche do të investojë mbi 6 miliardë euro në ‘lëvizjen elektrike’ deri në vitin 2022 dhe deri në vitin 2025 gjysma e të gjitha makinave të reja Porsche do të jenë me rrymë.

Macan i ardhshëm elektrik do të ndërtohet në fabrikën e Leipzig, linja ekzistuese e prodhimit të të cilës është përshtatur për makinat me energji elektrike.

Kjo është një fabrikë ku në vitin 2002 Porsche filloi prodhimin e modelit jo-karakteristik SUV Cayenne, me vetëm 259 punonjës.

Sot, mbi 90.000 kopje të modelit Macan janë bërë në Leipzig çdo vit, dhe në këtë qytet prodhohet edhe Panamera.

Që nga viti 2000, kur fabrika filloi të operonte, Porsche investoi mbi 1.3 miliard euro në këtë fabrikë prodhimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat