Pronarit i shkrumohet Lamborghini vetëm 3 orë pasi e mori nga servisimi

Auto

Pronarit i shkrumohet Lamborghini vetëm 3 orë pasi e mori nga servisimi

Më: 4 mars 2019 Në ora: 00:31

Një Lamborghini Gallardo LP560-4 Spyder u shkatërrua nga zjarri të premten e kaluar në Britani të Madhe.

Pronari i automjetit, Lak Sira, 22-vjeçar, po e ngiste Gallardon e tij në autostradën M6, kur ai dhe e dashura e tij filluan të nuhasnin erën e benzinës.

Shpejt, era u bë aq e rëndë saqë e dashura i tha atij t’i hapë xhamat. Ai më pas ndaloi Gallardon në rrugë që të hap edhe çatinë, kur papritur kishte një zhurmë të madhe dhe pjesën e pasme të makinës e kaploi zjarri.

Ajo që e bën gjithë situatën edhe më keq për Sira është se Lamborghini i tij kishte qenë në servisim për dy muaj dhe ai kishte paguar 13,786 dollarë për të. Incidenti ndodhi vetëm 3 orë më vonë dhe makina u shkatërrua nga flakët.

Duke folur, Sira tha se zjarri ishte shkaktuar nga neglizhenca nga servisimi që iu bë në Birmingham. Ai po shqyrton marrjen e masave ligjore kundër pikës së servisimit.

Zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes së Lamborghinit në orën 8:54 të premten. Ndërsa ata ishin në gjendje shpejt të shuajnë flakët, dëmi ishte bërë tashmë dhe makina ishte totalisht e dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat