Paralajmërohet Brabus 900, Maybach S 650 me 900 kuajfuqi

Auto

Paralajmërohet Brabus 900, Maybach S 650 me 900 kuajfuqi

Më: 4 mars 2019 Në ora: 07:26
Brabus 900

Brabus 900 është një model i bazuar në Mercedes-Maybach S 650 me motor V12 i cili do të jetë i përforcuar në 662 kW/900 kuajfuqi.

Gjithashtu, Brabus 900 pritet të ketë shpenzime mesatare të karburantit prej 11.9-litër në 100 kilometra dhe do të emetojë dy-oksid të karbonit prej 279 gramë për kilometër.

Kompania e njohur Brabus, po ashtu, është përkujdesur që interieri i Brabus 900 të jetë edhe më luksoz.

Më shumë detaje mbetet t’i kuptojmë kur do të prezantohet në panairin e sivjetmë të veturave që do të mbahet në Gjeneve, i cili do të mbahet nga 7 deri 17 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat