Tesla zbulon modelin e ri më 14 mars, më i shtrenjtë se Model 3

Auto

Tesla zbulon modelin e ri më 14 mars, më i shtrenjtë se Model 3

Më: 4 mars 2019 Në ora: 13:46
Tesla zbulon modelin e ri më 14 mars, më i shtrenjtë se Model 3

Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka bërë të ditur në Twitter se crossover i ri - Modeli Y, do të jetë pak më i madh se Model 3 me të cilin ndan platformën mekanike.

Ai deklaroi se Modeli Y do të prezantohet në studion e dizajnit të këtij prodhuesi amerikan që ndodhet në Los Anxhelos.

Çmimi i kësaj makine do të jetë dhjetë për qind më i lartë se i Modelit 3, pasi është pak më i madh.  Po ashtu, është bërë e ditur se bateritë do të kenë kapacitetin e njëjtë sikurse Modeli 3 dhe do të ketë më pak autonomi në vozitje, pasi peshon më shumë se sa limuzina elektrike.

Modeli Y është paralajmëruar para disa vitesh, kur ishte thënë se bëhet fjalë për crossoverin elektrik e bazuar në Modelin 3.

Pasi në masë të mirë do të jetë i bazuar në Modelin 3, shpenzimet për zhvillim do të jenë më të ulëta sesa automobili që zhvillohet nga zeroja.

Nëse dalin të sakta pohimet e njeriut të parë të Tesla, modeli më i lirë  Y do të kushtojë më pak se 40.000 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat