Panairi i Gjenevës/ Makinat kineze, të mira e të lira

Auto

Panairi i Gjenevës/ Makinat kineze, të mira e të lira

Më: 7 mars 2019 Në ora: 12:20
Panairi i Gjenevës

Prodhuesit kinezë të automobilëve kanë prezantuar modelet e tyre më të fundit në shoun e madh të Gjenevës dhe ajo që bie më shumë në sy është se makinat kineze tani duken të një cilësie të njëjtë me ato evropiane, por vijnë me një çmim shumë më të ulët.

Roland Gumpert i Aiways tha: “Ndryshimet të cilave u janë nënshtruar automjetet kineze janë shumë të rëndësishme. Në të shkuarën kishte gjithnjë probleme me cilësinë e prodhimeve kineze. Por, gjërat janë përmirësuar shumë. Sot nuk ka më asnjë dallim në cilësi dhe kur flasim për çmimet ato janë shumë më të ulëta”.

Sipas Gumpert, Kina po investon jo pak në sektor me fabrika prodhimi automobilësh që kanë një kapacitet deri në 300 mijë makina në vit. Dhe tregjet evropiane nuk përjashtohen nga objektivat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat