Sllovakët prezantojnë veturën e re sportive e të veçantë - Bota Sot
Sllovakët prezantojnë veturën e re sportive e të veçantë

Auto

Sllovakët prezantojnë veturën e re sportive e të veçantë

Më: 9 mars 2019 Në ora: 19:20
Engler Automotive Superquad

Në panairin e veturave që po mbahet në Gjenevë prezent është edhe kompania sllovake e veturave, Engler Automotive, e cila është duke prezantuar veturën e saj sportive e të veçantë - Superquad.

Superquad është i punuar me dorë dhe konstrukti i tij përbëhet nga fibra të karbonit, titan, magnez dhe alumin.

Gjithashtu, Engler Automotive Superquad peshon vetëm 850 gramë ndërsa dimensionet e tij janë: 4.67 metra i gjatë, 1.95 metra i gjerë dhe vetëm 95 cm i lartë.

Image

Sa i përket motorit, Superquad vjen me motor 5.2-litra Twin-Turbo V10 me kapacitet prej 850 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.5 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 350 km/h.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...