Mercedes-Benz 60-vjeçar kushton 1.5 milion dollarë

Auto

Mercedes-Benz 60-vjeçar kushton 1.5 milion dollarë

Më: 10 mars 2019 Në ora: 19:30
Mercedes-Benz

Zakonisht, kur prodhuesi i veturave blen një nga veturat e tij të vjetra që kanë mbetur për një kohë të gjatë, kjo është një gjë e keqe, por jo gjithmonë.

Mercedes-Benz ka ri-blerë  një Coupe 300 SL të vitit 1954 me 35,408 milje të kaluara që kishte mbledhur pluhur dhe myk në Jacksonville, Florida, që nga viti 1960, përpara se të zhvendoset në një depo të afërt para një dekade.

Vetura mori vëmendjen e shefit të eventeve për vetura të vjetra nga kompania Amelia Island Concours, Bill Warner, i cili e kishte blerë atë.

Image

Qendra e Mercedes-Benz Classic është duke tentuar me vite ta blejnë veturën dhe së fundi i ka bërë një ofertë të pranueshme pronarit.

Vetura kishte kushtuar 11,000 dollarë kur ishte e re dhe vetëm 1,400 vetura ishin prodhuar nga vitet 1954 deri 1963, dhe modeli 300 SL kap vlerën e tanishme hiq më pak se 1.5 milion dollarë.

Image

Vetura kishte ngjyrën origjinal të kaltër metalike dhe për restaurimin e saj të plotë tash nevojiten dy vjet.

Ajo do të prezantohet në panairin Techno Classica dhe më pas do të kthehet në Stuttgart.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat