Audi heq TT? - Bota Sot
Audi heq TT?

Auto

Audi heq TT?

Më: 11 mars 2019 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Audi TT mund të mos jetë në gjendje të presë për gjeneratën e ardhshme, për shkak të trendit të SUV që nuk përkon me modelin sportiv me profil të ulët, me dy dyer.

Drejtori ekzekutiv i kësaj marke, Bram Sot, në një intervistë me Autocar, konfirmoi se e ardhmja e Audi TT është më shumë se e pasigurt.

I pyetur nëse TT do të vazhdojë të prodhohet pas largimit nga skena e gjeneratës së tretë, Scott tha se nuk ishte i sigurt nëse ky model do të ketë një të ardhme të sigurt.

Megjithatë, ai konfirmoi se Audi TT do të ketë një lloj pasuesi në gamën e prodhuesit gjerman, por jo domosdoshmërisht të drejtpërdrejtë.

Një nga arsyet për eliminimin e mundshëm të TT është se Audi po shqyrton modelin e tanishëm për ta optimizuar atë dhe për të ulur shpenzimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...