Alfa Romeo tërheq 60.000 Giulia dhe Stelvio - Bota Sot
Alfa Romeo tërheq 60.000 Giulia dhe Stelvio

Auto

Alfa Romeo tërheq 60.000 Giulia dhe Stelvio

Më: 11 mars 2019 Në ora: 19:00
Alfa Romeo

Prodhuesi italian i veturave Alfa Romeo tërhoqi dy modelet e saj më të njohura për shkak të problemeve mekanike.

Më shumë se 60.000 automjete të modeleve Giulia dhe Stelvio janë tërhequr nga rruga për shkak të problemeve me kontrollin e përshtatjes. Siç njoftohet nga Alfa Romeo, sistemi nuk mund të fiket kur shoferi e shtyn pedalin e frenave. Sistemi mund të mbyllet vetëm kur shoferi mban frenimin për një periudhë të gjatë.

Alfa Romeo zbuloi një avari kur një punonjës testoi automjetin, por tani për tani nuk ka pasur raportime për lëndime. Automjetet Giulia dhe Stelvio janë prodhuar në periudhën 2017-2019 dhe pronarët do të njoftohen në muajt e ardhshëm kur prodhuesi do të "përditësojë" softuerin.

Kjo nuk është tërheqja e parë e Giulia dhe Stelvio, pasi Alfa Romeo kishte probleme me këto dy modele në fillim të vitit 2018 për shkak të frenave. Në tetor të vitit të kaluar, modelet e njëjta kishin një problem me mbinxehjen e motorit në versionet 2.0l dhe 2.9 V6.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...